Uncategorized

Toshkovski: Lejet e armëve në kundërshtim me ligjin, shkarkohen 15 zyrtarë policorë

Autori

Autori

Portali Tetova

November 15, 2024, 11:11

MPB ka shkarkuar 15 zyrtarë të lartë policorë për shkak se kanë dhënë leje për armë në mënyrë joligjore. Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se sipas konstatimeve të komisionit që ka realizuar revizion, këta persona, u kanë dhënë leje për armëmbajtje, personave që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë. Toshkovski nënvizoi se këta persona, kanë bërë përzgjedhje selektive dhe nuk kanë vepruar për rreth 5000 lëndë.

“MPB, reparti për procedura diciplinore ka kryer procedura diciplinore me propozim të repartit për kontrollë të brendshme për më shumë persona. Dhe për ata që është konstatuar paligjshmëri, solli 15 vendime për shkarkim për funksionerë të lartë policorë të cilët kanë dhënë leje dhe kanë punuar në kundërshtim me ligjin. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent, në periudhën e ardhshme do të vijojnë edhe kallëzime penale për të gjithë ata, për të cilët ka dëshmi se kanë bërë vepër konkrete penale. Supozoj se do të shkohet me keqpërdorim të pozitës autoritetit zyrtar ose punë të papërgjegjshme”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër I Punëve të Brendshme.

Toshkovski tha se për të shmangur keqpërdorimet, aplikimi për leje për armë do të bëhet në mënyrë digjitale. Me këtë aplikacion, shkurtohen procedurat pasi të dhënat mblidhen automatikisht nga baza e të dhënave të institucioneve kompetente, si dhe ulen shpenzimet e panevojshme.

“Jam I njoftuar se rreth 500 euro janë shpenzimet, do t’I bëjnë vetëm nëse paraprakisht Informohen nga ministria se I plotësojnë kushtet për pajisje me lejen konkrete. Kjo nënkupton se do t’u mundësojmë njerëzve që ta realizojnë të drejtën e tyre, nëse vërtetë I plotësojnë kushtet ligjore, pa pasur nevojë për shpenzime të panevojshme siç I kanë bërë deri dje. Nga njëra anë edhe ulim shpenzimet edhe hapa, por edhe vendosim sistem që nuk do të mundësojmë prej 5000 lëndëve të nxirret lënda e 4528 dhe pikërisht ai të zgjidhet”, tha Pançe Toshkovski, Ministër I Punëve të Brendshme.

Procedura zhvillohet në dy faza, aplikimi përmes portalit uslugi.gov.mk ku paraqiten përdoruesit me një profil të krijuar paraprakisht. Në këtë fazë bëhet verifikimi I identitetit, sistemi bën mbledhjen e të dhënave në mënyrë automatike dhe nëse personi I plotëson kushtet, atëherë merr përgjigje pozitive përmes adresës elektronike pas së cilës vazhdon procedura e mëtejshme për marrjen e vërtetimit mjekësor, pagesa e taksës online dhe hapat e tjerë. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!