Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tragjedia në Spanjë me 68 viktima! Çfarë dimë deri tani dhe si dështoi sistemi i sigurisë

Tragjedia në Spanjë me 68 viktima! Çfarë dimë deri tani dhe si dështoi sistemi i sigurisë

Një tragjedi e rëndë hekurudhore tronditi Spanjën, ku dy trena pasagjerësh u përplasën në jug të Madridit, duke shkaktuar të paktën 68 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, treni shtetëror Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni të kompanisë private Iryo, i cili kishte mbetur i ndaluar në shina. Përplasja bëri që disa vagonë të dilnin nga shinat, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit.

Në qendër të hetimeve janë një problem i mundshëm në sistemin kompjuterik dhe vendimet e qendrës së kontrollit për lejimin e rifillimit të lëvizjes së trenave pa kufizime shpejtësie.

Lexo edheTragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

Regjistrimet audio të komunikimeve mes kontrollorëve dhe drejtuesve duket se tregojnë se treni Iryo kishte raportuar se ishte i ndaluar dhe se kishte probleme me sistemin e sigurisë, ndërsa treni Renfe vijoi udhëtimin. Këto të dhëna kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën sesi u menaxhua situata përpara përplasjes.

 

 

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm. Kryeministri Pedro Sánchez ka premtuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke theksuar se çdo neglizhencë apo mangësi në sistemin e sigurisë do të trajtohet me seriozitet.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme