Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Suedi, ku ka humbur jetën kosovari Gent Maksutaj.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai dyshohet se u vra si kalimtar i rastit gjatë një konflikti të armatosur mes dy grupeve kriminale. Deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga autoritetet suedeze se viktima ishte e përfshirë në konflikt.
Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Maksutaj.
Autoritetet suedeze pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes pas përfundimit të hetimeve.










