Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj fondit qeveritar rus të investimeve, në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Moskën dhe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Lajmi është raportuar nga The New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti. Sipas tij, Shtëpia e Bardhë po vlerëson mënyrat se si mund të hiqen këto masa kufizuese.
Lexo edheDonald Trump kërkon të bëjë Orbanin shef të OKB-sëBurime të informuara për këtë çështje i kanë thënë gazetës se edhe zyrtarët rusë kanë kërkuar heqjen e sanksioneve amerikane ndaj fondit, për shkak të përfshirjes së tij në marrëveshjen për furnizimin me naftë dizel, të cilën Trump e ka përmendur në kuadër të kontakteve me Rusinë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











