Maqedoni

Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

October 17, 2024, 01:10

Tashmë 10 ditë janë pa mësim 451 nxënës të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të komunës së Studeniçanit. Bojkoti i mësimit për mëvetësimin e shkollës vazhdon ndërkohë, nga institucionet përkatëse asnjë përgjigje konkrete si do të veprohet në këtë rast. Nga Ministria e Arsimit thanë se do ta shqyrtojnë kërkesën e re për mëvetësimin e shkollës por njëkohësisht kujtojnë se kërkesa e mëparshme nuk është miratuar nga udhëheqja e kaluar e Ministrisë së Financave.

“Jemi njohur me kërkesën për ndarjen e shkollës periferike “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, për të cilën është dhënë mendim negativ nga ministri i Financave në qeverinë e kaluar. Në kushtet kur Qeveria aktuale është e përkushtuar për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe racionalizimin e burimeve arsimore me qëllim rritjen e efektivitetit të kostove, pra sigurimin e cilësisë më të lartë të mësimdhënies, kërkesa e re e ardhur do të shqyrtohet me vëmendjen e duhur, varësisht nga arsyetimi, do të veprohet në përputhje me rrethanat”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska tha se nuk ka shumë informacione për këtë çështje mirëpo, siç tha ajo, nuk ka arsye për të stopuar një proces të tillë.

“Do t’ju jap përgjigje shtesë mirëpo nuk shoh asnjë arsye pse Financat do të bënin pengesë për diçka të tillë. Megjithatë, duhet parë me buxhetet se si është situata dhe dihet që ligji duhet respektuar. Ndarje apo bashkime të tilla duhet të jenë pjesë e buxheteve. Vërtet nuk kam informacione por nëse do të ishte në Financa sigurisht që do të kisha ndonjë informacion. Me shumë mundësi, kjo pyetje sërish duhet t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Nga Komuna e Studeniçani përsëritën se përkrahin kërkesën e prindërve për ndarjen e shkollës por jo përmes bojkotit sepse është në dëm të nxënësve. Sipas sqarimit të komunës, Ministria e Arsimit tashmë ka konstatuar se plotësohen kushtet për ndarje të shkollës mirëpo procedura është ndërprerë nga Ministria e Financave. Banorët e fshatit Moranë tashmë kanë deklaruar se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt shkollor nga ana e komunës. Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati