Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Veturën “Seat Altea” po e voziste një 19-vjeçar, detaje nga aksidenti në Çair ku ndërroi jetë gruaja 69 vjeçe

Viktima nga aksidenti që mbrëmë ndodhi në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Për fatkeqësinë denoncimi në polici ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB – Shkup”, thonë nga MPB.

Më shumë për këtë

Detaje të rënda nga dosja për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Lëndime në trup dhe litar në qafën e viktimësLajme · 7 ditë më parëGjurmë jete 8000-vjeçare pranë Shkupit, në Orman zbulohen figurina dhe vegla të lashtaMaqedoni · 7 ditë më parëAksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme