Një polic është vra*rë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga disa të shtëna në mesnatë në Loznicë të Serbisë.
Mediat në Beograd raportojnë se policia serbe e ka gjetur pasaportën e të dyshuarit dhe se ajo është pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur në vitin 1991.
Sipas raportimeve nga mediat serbe, policia pasi ka ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona, gjatë daljes nga vetura njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur një polic në gjoks dhe një tjetër në shpatull, e më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes.
MUP-i (Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë) e publikoi fotografinë e këtij personi që tashmë është në kërkim nga autoritetet serbe.