Nikola Sandulović, presidenti i Partisë Republikane Serbe, ndau një foto në Facebook nga pritja e djeshme e liderëve botërorë në Moskë, ku tregohet se ku ishte pozicionuar Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në raport me liderët e tjerë botërorë.
Ja sa vlen diktatori serb Aleksandar Vuçiç në politikën e vërtetë ndërkombëtare… ai ulet në rreshtin e fundit me shefin e tij Putin, si dhe në të gjitha takimet e tjera të rëndësishme ndërkombëtare ku mblidhen presidentët e vendeve.
“Vetëm në Serbi ai mundet, përmes gënjeshtrave, trillimeve dhe mistifikimeve të veta, të paraqesë veten si një figurë e rëndësishme politike në skenën ndërkombëtare… përndryshe, në këto tubime gjithmonë mund të shohësh se çfarë mendojnë për të dhe si e trajtojnë”, shkroi Sandulović.
Vuçiç mbërriti në Moskë për të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake në Sheshin e Kuq që shënonte 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin.





