Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zëvendësministri Iseni në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot (02.12.2024) ka qëndruar për një vizitë pune në SPB Kumanovë. Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Kumanovës, përfshirë ngjarjet me flamurin dhe djegien e mbrëmshme të tri veturave dhe një objekti. Është konstatuar se gjendja e sigurisë është stabile dhe këto raste të izoluara një pjesë janë zbardhur plotësisht dhe për një pjesë po punohet për zbardhjen e tyre dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve.

Zëvendësministri Iseni theksoi edhe një herë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe qetësisë së qytetarëve është prioritet absolut i policisë dhe kushdo që tenton ta shkelë atë në çfarëdo mënyre do të parandalohet dhe sanksionohet nga policia dhe do të vihet para drejtësisë.

Më shumë për këtë

60 punësime në Spitalin e Kumanovës, asnjë shqiptar!Maqedoni · 3 ditë më parëNjë grup nga Kumanova ka zhvatur para nga qytetarët përmes kërcënimeve, kërkohet paraburgim për tre personaMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme