Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes erërave të forta, thanë zyrtarët e shpëtimit.

Tymi i zi i dendur mbuloi zonën, e cila ndodhet rreth 50 km në perëndim të Oslos, por nuk pati raportime për viktima ose persona të zhdukur nga flakët, të cilat përfshiu një lagje me banesa në formë tarracash.

Të paktën 60 zjarrfikës punuan për të shuar zjarrin, dhe më shumë janë duke mbërritur nga rajonet përreth, ndërsa helikopterë u dërguan për të shuar flakët me ujë.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme