Sot është dita e 1000-të e luftës në Rripin e Gazës, e cila filloi kur grupi militant palestinez Hamas e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, dhe në të cilën deri më tnai jetën e humbën mbi 73.000 njerëz.
Në rajon ka luftë në Iran dhe trazira të vazhdueshme në Liban, ndërsa nuk është arritur armëpushimi, përderisa marrëveshjet e pëkohshme shpesh shkelen.
Fati i mbi dy milionë palestinezëve në Gazë, të cilët janë kryesisht të zhvendosur dhe jetojnë mes rrënijave, mbetet i paqartë.
Izraeli, sipas marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit që hyri në fuqi më 10 tetor të vitit të kaluar, kontrollon mbi gjysmën e territorit të Rripit, por Qeveria në Jerusalem do ta zgjerojë atë në rreth 70 për qind.
Qasja drejt territorit është rreptësisht i kufizuar, ndërsa hapat e mëtejshëm drejt ndërprerjes së zjarrit, përfshirë edhe çarmatimin e Hamasit, janë në stagnim.
Sulmet izraelite dukshëm janë ulur pasi që ndërprerja e zjarrit hyri në fuqi, por vazhdojnë pothuajse çdo ditë, duke vrarë së paku 1.000 palestinezë nga tetori i kaluar.
Kombet e Basshkuara (KB) dje paralajmëruan sse zgjerimi i operacioneve të Izraelit në Gazë e rritë rrezikun nga vdekja e civilëve në 2rajone pa demarkacion të qartë në terren”.
Diplomatët e angazhuar në ndërmjetësimin në negociatat paqësore vlerëssojnë se armatimi i rëndë i Hamasit është pengesa kryesore për përparim të mëtejmë të marrëveshjes.
Çarmatimi i Hamasit do ta hapte rrugën për hapa të tjerë, përfshirë dhe administratën e re në Gazë dhe sistemim të fircave ndërkombëtare për sstabilizim për sigurim dhe ripërtëritje të territorit.
Palestinezët në Gazë pohojnë se po u pakësohet fuqia, ndërsa organizatat për distribuim të ndihmës raportojnë se po bëhet jashtëzakonisht e vështirë qasja drejt rajoneve të goditura për shkak të mbylljes së vendkalimeve kufitare.










