Trendy

40-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Shkup, ja detajet

Para 3 orë

Një 40-vjeçar nga Shkupi është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në komunën e Aerodromit.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 11.07.2026, rreth orës 18:20. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trup nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë të SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Trending