Maqedoni

451 nxënës të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit prej sot bojkotojnë mësimin

October 7, 2024, 02:10

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit prej sot ka nisur bojkotimi i mësimit duke lënë jashtë bankave shkollore 451 nxënës. Sipas këshillit iniciues, mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi i shkollës e cila për momentin figuron si shkollë periferike e shkollës qendrore të fshatit Studeniçan. Banorët e fshatit Moranë të revoltuar thanë për Alsat se kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisur që në vitin 2014 dhe se objekti shkollor i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Banorët thanë se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt nga ana e komunës.

“Jemi 18 paralele, kemi 450 nxënës, objekti I plotëson kushtet dhe asgjë nuk ka pengesë. Nuk interesohen për këtë shkollë, absolutisht. Ne e kemi renovuar shkollën komplet vet, objektin e kemi shtuar vet, me financat e fshatarëve, prej komunës dhe shkollës qëndrore nuk kemi as një ndihmë, ndihma e vetme që ka qenë na kanë leju me punu”, thonë nga Këshilli Iniciues.

“Dëshirojmë t’i kemi kushtet tona, kuadrin tonë e kemi, klasat dhe të tjerat I plotësojmë. Më mirë të jemi të pavarur se të varur, ta kemi drejtorin tonë. Ma mer mendja se më mirë do të ecën puna me mësim, me edukatë”, tha një banor.

Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve. Përgjegjësi i shkollës tha se pavarësisht bojkotit i gjithë stafi mësimor është në vendin e punës.

“Janë të lajmëruar se nuk do të filloj mësimi, do të bojkotohet por ato do të vijnë në punë. Mund t’i vëreni se këtu janë arsimtarët, të gjithë janë këtu në vend pune por për fat të keq do të rrinë derisa t’ju mbaroj orari i punës kurse nxënësit do të rrinë nëpër shtëpitë e veta”, u shpreh Etem Rushoti, përgjegjës i shkollës.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku tha për Alsat se mbështet kërkesat e prindërve por nuk pajtohet me bojkotin e mësimit. Sadiku apeloi banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve ndërkohë që paralajmëroi përsëritje të procedurave për mëvetësim të shkollës.

“Edhe një herë duhet t’ja dëshmojmë Qeverisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Financave se është nevojë që kjo shkollë të ndahet. Zgjidhjen duhet ta bëjnë organet kompetente që janë. Unë u lutem edhe njëherë që fëmijët të kthehen në mësim, procesi arsimor të vazhdoj mirëpo kërkesat ne do ti vazhdojmë edhe procedurën në mënyrë legaledo ta kërkojmë. Nuk fitojmë asgjë nëse fëmijët humbin”, tha Azem Sadiku, kryetar i komunës së Studeniçanit.

Banorët thanë se bojkoti nuk do të ndërpritet deri në zgjidhjen pozitive të kësaj çështje./Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj