Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshohet se plagosi rëndë një kosovar në Mynih

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshohet se plagosi rëndë një kosovar në Mynih

Një 31-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar në Mynih të Gjermanisë, nën dyshimin se ka plagosur rëndë një 29-vjeçar nga Kosova.

Ngjarja kishte ndodhur më 2 shtator në qendër të Mynihut, kur viktima kishte ndërhyrë për të ndalur një konflikt mes një burri dhe një gruaje, raporton Suddeutche Zeitung.

Gjatë ndërhyrjes, 29-vjeçari dyshohet se ishte sulmuar me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas hetimeve disa javore, autoritetet gjermane arritën të identifikonin të dyshuarin, i cili u arrestua më 29 tetor, pranë banesës së tij në Mynih.

Lexo edheDyshohet se dhunoj 4 vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorja

I dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy personat nuk njiheshin më parë.

Më shumë për këtë

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 3 orë më parëU plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidëShqiperi · 12 orë më parëMomenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme