Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar

Arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar

Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar në një rrugë të qytetit.

Raportohet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të rinjve të ndalonin së bëri simbolin kombëtar shqiptar.

Sipas gazetares Klodiana Lala, gruaja u është drejtuar nxënësve në gjuhën malazeze, por ata nuk e kanë kuptuar se çfarë po u kërkonte dhe kanë vijuar të bëjnë simbolin e shqiponjës.

Pas kësaj, gruaja ka njoftuar policinë dhe ka paraqitur një kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar nga katër të rinjtë.

Lexo edheProvokim dhe Shqetësim në malin e Ujëmirit: Kryq hekuri në majë dhe dëmtim i simbolit të shqiponjës dykrenare

Në vijim të denoncimit, policia e Kotorrit ka shoqëruar nxënësit dhe ka vendosur ndalimin e tyre, të cilët akuzohen për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare.

Katër nxënësit shqiptarë pritet të dalin sot përpara gjykatës kompetente në Mal të Zi, ku do të shqyrtohet çështja e tyre.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme