Avioni i kompanisë ajrore turke „SunExpress“, i cili fluturonte nga Këlni drejt Antalisë, dje bëri ulje emergjente në Aeroportin e Shkupit, pasi bashkëpilotit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë fluturimit.
Ekuipazhi shpalli gjendje emergjente dhe kërkoi leje për ulje në Shkup. Avioni u ul në mënyrë të sigurt në orën 05:06 të mëngjesit.
Avioni ishte nisur nga Këlni/Boni pak pas orës 03:00. Gjatë fluturimit mbi Ballkan, ekuipazhi dërgoi sinjalin e emergjencës me kodin 7700, përmes të cilit pilotët njoftojnë kontrollin e trafikut ajror për një situatë urgjente.
Sipas televizionit gjerman “RTL”, bashkëpiloti kishte dhimbje barku dhe koke. Pas uljes në Shkup, atij iu dha ndihma mjekësore. Nga kompania ajrore nuk kanë bërë të ditur se si ishte gjendja e tij shëndetësore më vonë.
Lexo edheAvokati serb kërkon kontroll urgjent: Dyshon për transferimin e parave drejt Shkupit dhe MoskësPasagjerët vazhduan udhëtimin me një avion zëvendësues, i cili mbërriti në Shkup nga Vjena. Një tjetër avion i tipit „Boeing 737-800“ mori pasagjerët dhe u nis drejt Antalisë.
Avioni mbërriti në Turqi rreth orës 16:20 sipas kohës lokale, ndonëse fluturimi fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në orën 08:20 të mëngjesit.
Nga „SunExpress“ konfirmuan se fluturimi ishte devijuar drejt Shkupit për arsye mjekësore dhe se avioni ishte ulur në mënyrë të sigurt.
Më shumë për këtë
Agim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Maqedoni · 2 javë më parë
Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!Maqedoni · 6 ditë më parë
Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotëLajme · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












