Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, 10 nxënës të plagosur

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, 10 nxënës të plagosur
Një incident i rëndë ka ndodhur në një shkollë në qytetin Oberhausen të Gjermanisë. Si pasojë e shpërthimit të një fishekzjarri në dhomën e zhveshjes së palestrës, janë plagosur të paktën 10 nxënës.
Policia dyshon se mjeti shpërthyes është hedhur nga disa nxënës, ndërsa në ambient ndodheshin 12 fëmijë të klasës së pestë. Pesë nxënës, të moshës 10 dhe 11 vjeç, janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore, por nuk janë në rrezik jete.
Autoritetet kanë identifikuar të gjithë personat që dyshohet se lidhen me ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Më shumë për këtë

U plagos rëndë në sy gjatë protestës, Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidëShqiperi · 4 ditë më parëPlagoset rëndë me plumb gome në sy 28 vjeçari, kryetifozi i kombëtares shqiptareShqiperi · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme