Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Alarm në Gjermani – gjilpëra dhe metale në ëmbëlsirat e Halloween-it!

Alarm në Gjermani – gjilpëra dhe metale në ëmbëlsirat e Halloween-it!

Shkruan Bahri Cani

Alarm në Gjermani – gjilpëra dhe metale në ëmbëlsirat e Halloween-it!!!!
Shumë pa lidhje më duket kur përdoret kjo fjala “Alarm”, por pikërisht këtë fjalë po e përdorin shumë media në Gjermani, ku janë zbuluar gjilpëra dhe pjesë metalike (!!!) të rrezikshme në ëmbëlsirat e Halloween-it.
Policia në disa lande të Gjermanisë ka paralajmëruar prindërit pasi fëmijët kanë gjetur gjilpëra, vida dhe objekte të tjera metalike brenda ëmbëlsirave të mbledhura gjatë natës së Halloween-it.
Raste të tilla janë raportuar në Turingi, Baden-Württemberg, Bavari, Niedersachsen, Bremen dhe Rheinland-Pfalz. Në disa raste, gjilpërat ishin fshehur në çokollata dhe karamele, pa qenë të dukshme nga jashtë, duke ngritur dyshime se ëmbëlsirat janë manipuluar qëllimisht.
Në disa raste policia po heton edhe për tentativë të plagosjes së rëndë të fëmijëve dhe të tjerëve, pasi dyshohet se dikush ka futur me qëllim gjilpëra në ëmbëlsira…
Ndaj autoritetet u bëjnë thirrje prindërve që të kontrollojnë me kujdes ëmbëlsirat e fëmijëve dhe, nëse zbulojnë objekte të dyshimta, t’i ruajnë së bashku me ambalazhin dhe të njoftojnë menjëherë policinë.
Gjithashtu këshillohet që këto gjëra të mos hiqen por të ruhen si prova për hetime.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme