Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump e talli për emrin, Vance e quajti “psikopat”, senatori i ri mysliman ua kthen me një fjali

Trump e talli për emrin, Vance e quajti “psikopat”, senatori i ri mysliman ua kthen me një fjali

Abdul El-Sayed, i cili pas fitores në zgjedhjet e mesmandatit pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka lënë pa iu përgjigjur sulmeve të Donald Trumpit dhe zëvendëspresidentit JD Vance.

Gjatë një mitingu elektoral më 9 tetor, Trump kishte bërë shaka me emrin e El-Sayedit, i cili kandidonte për Senatin në Miçigan.

“Ky tipi unë e quaj Mohamed, disa e quajnë Abdul. Nuk e di pse më vjen ta thërras ashtu. Por unë jam presidenti, mund ta quaj si të dua”, kishte deklaruar Trump, duke shkaktuar të qeshura te turma.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance kishte shkuar edhe më tej, duke e cilësuar El-Sayedin si “ekstremist radikal” dhe “psikopat”.

Lexo edhe“Habibi, do të më betosh në janar”, Abdul El-Sayed fiton garën në Michigan dhe pritet të bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

Por pas fitores së tij ndaj republikanit Mike Rogers, i cili kishte mbështetjen e Trumpit, demokrati 42-vjeçar ia ktheu përgjigjen Vance me një mesazh ironik.

“JD, habibi, a e di ironinë e madhe të fatit? A e di se, sipas Kushtetutës, ti je i detyruar të më bësh mua betimin në detyrë më 1 janar?”, deklaroi El-Sayed.

El-Sayed është mjek me profesion dhe ka shërbyer si drejtor i shërbimeve të shëndetit publik në Detroit dhe në qarkun Wayne.

Fushatën e tij zgjedhore e kishte përqendruar kryesisht te kujdesi shëndetësor, ndërsa gjatë garës ishte përballur edhe me sulme për përkatësinë e tij fetare dhe polemika lidhur me qëndrimet ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza.

Më shumë për këtë

Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 1 ditë më parë“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshLajme · 2 ditë më parëHumbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs: Pastro shtëpinëLajme · 7 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme