Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim ndaj katër personave të dyshuar për bashkim kriminal, zhvatje dhe pastrim parash. Për tre prej tyre është kërkuar paraburgim, ndërsa personi i katërt prej një kohe ndodhet jashtë shtetit.
Sipas Prokurorisë, grupi ishte formuar nga i dyshuari i parë nga Kumanova dhe që nga viti 2021, anëtarët e tij, përmes kërcënimeve serioze, kanë zhvatut para nga persona të dëmtuar, duke shfrytëzuar varësinë e tyre financiare për shkak të borxheve të mëparshme.
Në njërin nga rastet, një grua e dëmtuar kishte marrë hua 4.000 euro nga i dyshuari i parë, me marrëveshjen që shumën ta kthente brenda një muaji, së bashku me 2.500 euro kamatë shtesë.
Edhe pse ajo e kishte shlyer shumën e dakorduar, i dyshuari më vonë i kishte kërkuar që të përdorte llogarinë e saj bankare për transferimin e parave të përfituara nga zhvatja. Pasi gruaja kishte refuzuar, ai kishte filluar ta kërcënonte dhe kishte kërkuar që automjeti i saj të përdorej si gjoja peng për borxhe fiktive.
Lexo edheBastisje të mëdha në Kumanovë! Policia gjen para, automjete dhe dokumentacion gjatë aksionit kundër krimit të organizuarMe urdhër të të dyshuarit ishin përgatitur një kontratë fiktive për shitblerjen e automjetit dhe një kontratë huaje në vlerë prej një milion denarësh. Në dokumente ishte falsifikuar nënshkrimi i gruas, ndërsa kontratat ishin vërtetuar te noteri pa dijeninë e saj.
Noteri dyshohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe për të është propozuar caktimi i masave të kujdesit.
Prokuroria bën të ditur se grupi më pas e kishte kërcënuar sërish gruan që të dorëzonte automjetin dhe të paguante borxhin e pretenduar. Në bazë të dokumenteve fiktive, pronësia e automjetit ishte transferuar te njëri prej të dyshuarve, ndërsa gruaja ishte detyruar t’u paguante edhe para.
Në një rast tjetër, një burrë në vitin 2021 kishte marrë hua në dy raste nga 180.000 denarë nga organizatori i dyshuar i grupit, pasi kishte pasur nevojë për para për trajtimin mjekësor të bashkëshortes së tij.
Edhe pse i kishte kthyer paratë e huazuara, të dyshuarit kishin vazhduar t’i kërkonin pagesa shtesë, kinse për kamatë. Më pas e kishin detyruar që t’ua jepte llogarinë e tij bankare, përmes së cilës transferoheshin shuma të mëdha parash të përfituara nga zhvatja, të cilat paraqiteshin si hua dhe më pas tërhiqeshin në para të gatshme.
Për tre të dyshuarit, Prokuroria ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.
Më shumë për këtë
Aksion i ri policor në Kumanovë! Në shënjestër një grup i organizuar kriminal!Maqedoni · 1 ditë më parë
Sela kërkon reagimin e Prokurorisë dhe MPB-së: Postimi i kryetarit të Butelit përmban kërcënimeMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












