Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se mandati i dytë do të jetë më i suksesshëm se i pari, duke paralajmëruar se Komuna e Tetovës deri në fund të këtij viti pritet të dalë nga përmbarimi, përcjell tetova1
Kasami tha se gjatë tre viteve të mbetura të mandatit synon që Komuna të funksionojë pa përmbarues, pasi deri më tani një pjesë e konsiderueshme e mjeteve financiare janë shfrytëzuar për shlyerjen e borxheve të trashëguara nga administrata e kaluar.
Ai bëri të ditur se vetëm së fundmi përmbaruesit kanë marrë 24 milionë denarë nga llogaria e Komunës, mjete të cilat, sipas tij, ishin planifikuar për pagesën e pagave të punëtorëve.
Deklarata e plotë:
Lexo edheKasami në përvjetorin e mandatit të Melës: Dibra po ndryshon, Fisniku model i udhëheqjes që sjell VLEN-i“Unë besoj se do të jemi shumë më të suksesshëm, sepse, siç e përmenda edhe te pjesa e përmbaruesve, bazuar në dinamikën e punëve, deri në fund të këtij viti besojmë se do të dalim nga përmbarimi. Kjo do të thotë se gjatë tre viteve të mbetura të këtij mandati do të funksionojmë pa përmbarues.
Deri më tani, gjatë gjithë mandatit, kemi funksionuar nën përmbarim. Kemi pasur shumë situata kur është dashur të paguajmë ose të ndihmojmë ndërmarrjet komunale, të cilat kanë qenë në krizë. Edhe në rastet kur kemi siguruar mjete financiare para festave, përfshirë edhe fondet për drejtorinë e rrugëve publike, përmbaruesit i kanë marrë ato mjete, ndërsa punëtorët kanë mbetur pa paga.
Edhe sot kemi një situatë të tillë. Përmbaruesit kanë marrë 24 milionë denarë nga llogaria e Komunës, ndërkohë që ne e kishim përgatitur urdhërpagesën për pagat e punëtorëve. Ata e kanë shfuqizuar atë dhe i kanë marrë mjetet, ndonëse, nga aspekti ligjor, kjo çështje nuk është plotësisht e qartë për mua.
Pra, ne vazhdojmë të paguajmë borxhet e administratës së kaluar, gjë që është edhe më e keqja, pasi bëhet fjalë për një shumë shumë të lartë të kamatave ndëshkuese.
Megjithatë, besoj se nga janari do ta kemi shumë më të lehtë, sepse do të mund ta menaxhojmë vetë llogarinë e Komunës.”/tetova1.mk
Më shumë për këtë
Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieMaqedoni · 4 ditë më parë
Bilall Kasami: Bogovina po ndryshon, po merr pamjen e një komune të VLEN-itMaqedoni · 1 ditë më parë
Sela kërkon reagimin e Prokurorisë dhe MPB-së: Postimi i kryetarit të Butelit përmban kërcënimeMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












