Pas publikimit të lajmit nga Tetova1 për vendosjen e tabelës informuese në hyrje të Urës së Gurit në Shkup, ku ndriçimi i këtij monumenti paraqitej në tri gjuhë – maqedonisht, turqisht dhe anglisht, duke anashkaluar gjuhën shqipe, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ku tabela në fjalë është hequr nga hyrja e Urës së Gurit.
Rasti kishte nxitur reagime dhe pikëpyetje për mungesën e gjuhës shqipe në një mbishkrim informues në një prej monumenteve më të njohura të kryeqytetit, duke marrë parasysh statusin e saj zyrtar dhe rëndësinë e saj për një pjesë të madhe të qytetarëve të Shkupit.
Lexo edheSkandal: Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit, tabela në 3 gjuhë por mungon shqipja!!Tetova1 raportoi mbrëmë për këtë lëshim, duke ngritur çështjen e anashkalimit të shqipes në tabelën e vendosur në kuadër të projektit të ndriçimit të Urës së Gurit. Heqja e tabelës vjen pas reagimit të zëvendëskryeministrit Sali, ndërsa mbetet të shihet nëse në vend të saj do të vendoset një tabelë e re, ku do të përfshihet edhe gjuha shqipe./Tetova1
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












