Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

12 orë punë në ditë? Gjermania në debat për ndryshimin e ligjit

12 orë punë në ditë? Gjermania në debat për ndryshimin e ligjit

Dita tetëorëshe e punës në Gjermani, e vendosur në vitin 1918, është vënë në pikëpyetje pas më shumë se një shekulli. Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të kufizimit ditor me një kufizim javor të orarit të punës, duke u dhënë kompanive dhe punonjësve më shumë fleksibilitet.

Kancelari Friedrich Merz e mbështet reformën, duke argumentuar se orari më fleksibil mund të jetë në interes të punëdhënësve dhe punonjësve. Megjithatë, partitë në koalicionin qeverisës ende nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën se si do të zbatohet ndryshimi.

Sipas propozimit të Ministrisë së Punës, dita tetëorëshe do të mbetej rregull, por do të mundësohej organizimi i orarit në baza javore, me kusht që të mbrohet shëndeti i punonjësve. Gjithashtu, parashihet evidencë elektronike e detyrueshme e orarit të punës.

Punëdhënësit e kanë kritikuar projektligjin, duke e cilësuar si tepër kufizues, ndërsa sindikatat kundërshtojnë çdo ndryshim, me paralajmërimin se orari më i gjatë mund të rrezikojë shëndetin dhe sigurinë e punonjësve.

Lexo edheTë birësuarit mund të kenë qasje në dosjet e origjinës, propozohet ndryshimi i ligjit

Sipas hulumtimeve të cituara në tekst, rreziku i aksidenteve në punë ose gjatë kthimit në shtëpi pas 12 orësh punë është dy herë më i lartë sesa pas tetë orësh.

Për momentin, nuk ka marrëveshje mes partnerëve të koalicionit, ndërsa mbetet në fuqi ligji aktual, i cili parasheh tetë orë punë në ditë, me mundësi deri në dhjetë orë në kushte të caktuara.

Më shumë për këtë

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në GjermaniLajme · 1 javë më parëPSG gjen zëvendësuesin e Khvicha Kvaratskhelias në GjermaniSport · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme