Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Një emër i njohur i mjekësis ndërkombëtare i bashkohet Spitalit Klinik të Tetovës

Një emër i njohur i mjekësis ndërkombëtare i bashkohet Spitalit Klinik të Tetovës

Spitali Klinik i Tetovës po zgjeron bashkëpunimin me ekspertë të njohur ndërkombëtarë të mjekësisë. Nga dita e enjte, në këtë institucion do të angazhohet Prof. Dr. Erdal Tashçë, kirurg kardio-torakal dhe drejtor i Departamentit të Transplantimit të Mushkërive në Spitalin Universitar Koşuyolu në Stamboll, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Erzan Elezi, profesori do të realizojë pesë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa të premten, nga ora 13:00 deri në 15:00, do të ofrojë konsulta për pacientët.

Tashçë është pjesë e ekipit që realizoi transplantimin e parë të mushkërive në Turqi, në vitin 2009, ndërsa tashmë është i licencuar edhe në Spitalin Klinik të Tetovës. Në kuadër të bashkëpunimit, ai pritet të jetë i pranishëm në fillim të çdo muaji për konsulta dhe ndërhyrje në kirurgjinë torakale.

Gjatë vizitës së tij të fundit, në Spitalin Klinik të Tetovës u realizua për herë të parë një segmentektomi e mushkërisë me metodën moderne Uniportal VATS. Përmes kësaj teknike u hoq vetëm segmenti i prekur nga lezioni tumoral, me madhësi prej 1 deri në 1.5 centimetra, duke shmangur heqjen e plotë të lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë.

Lexo edheSpitali Klinik i Tetovës realizon me sukses operacione për korrigjimin e deformimit të kraharorit, Tetova po bëhet qendër referimi

Ky bashkëpunim synon të sjellë ekspertizën ndërkombëtare më pranë pacientëve dhe të avancojë shërbimet e kirurgjisë torakale në Spitalin Klinik të Tetovës./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Kirurgu shqiptar në Gjermani bën shpikjen që po mahnit mjekësinë evropiane, ja çfarë ka arritur të bëjë pa asnjë prerje!Lajme · 6 ditë më parëArrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 1 javë më parëArrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Policia: Bashkëshortja raportoi se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikikeLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme