Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Lexo edheGeorgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Më shumë për këtë
Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunësMaqedoni · 9 orë më parë
Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedoneMaqedoni · 1 javë më parë
Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksim Dimitrievski është në qeveriMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












