Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Maqedonia synon të hapë një pikë të re kufitare me Kosovën

Maqedonia synon të hapë një pikë të re kufitare me Kosovën

Një pikë e re kalimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të shërbejë për transportimin e qymyrit të importuar nga Kosova. Kryeministri Hristijan Mickoski e bëri të ditur planin gjatë konferencës së sotme për shtyp, duke sqaruar se bëhet fjalë për vendkalimin që dikur përdorej nga KFOR-i.

Mickoski njoftoi se, për të shtuar prodhimin e energjisë elektrike nga EMV-ja, synohet të vihen në punë TEC-i i Negotinës dhe ai i Osllomesë.

Sipas tij, pika e posaçme kufitare do të përdoret vetëm nga kamionët që transportojnë qymyr. Plani parashikon kalimin e 200 kamionëve në këtë pikë dhe të 60 të tjerëve përmes vendkalimit të Bllacës.

Për të mbajtur në punë tri blloqet e TEC-it të Manastirit, nevojiten më shumë se 6.000 ton qymyr, tha kryeministri.

Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet, por shtesa nuk pritet të kalojë 5%. Ai shtoi se tenderi për nxjerrjen e qymyrit në Kosovë duhet të mbyllet deri në fund të këtij muaji dhe shprehu pritjen që procesi të përfundojë pa probleme.

Kriza energjetike vazhdon që nga fundi i shkurtit, ndërsa rezervat e gazit në Evropë kanë zbritur në 50%. Nivelet e ujit në lumenj janë të ulëta, kurse investimet e mëdha në qendrat e të dhënave kanë shtuar kërkesën për energji elektrike. Në BE, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit janë rritur 3 deri në 3.5 herë. Mickoski tha se në vend po ndërmerren të gjitha këto masa për të shmangur rritjen e çmimit.

 

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme