Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: BDI i hapi rrugë depërtimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut përmes politikës, nëntokës dhe bankave

Mexhiti: BDI i hapi rrugë depërtimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut përmes politikës, nëntokës dhe bankave

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ishte në pushtet i ka hapur rrugë depërtimit të ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut, përmes politikës, nëntokës dhe sektorit financiar, përcjell ZYRTARE.net

Në një reagim në rrjetet sociale, Mexhiti është ndalur te dokumenti zyrtar, i publikuar në opinion, përmes të cilit, sipas tij, qeveria e atëhershme LSDM-BDI i hapi rrugë ligjore dhe institucionale ardhjes së Alta Bankës nga Serbia në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka rikujtuar se që në vitet 2021, 2022 dhe 2023 kishte paralajmëruar për atë që e quan depërtim të “botës serbe” në institucionet dhe shoqërinë e vendit.

Mexhiti pretendon se ky ndikim gjatë qeverisjes së BDI-së është shtrirë në tri segmente kryesore: politikisht përmes projektit “Open Balkan”, përmes nëntokës dhe mafisë së bixhozit, si dhe financiarisht përmes sektorit bankar.

Lexo edheBujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptar

“Bashkëjetesa e këtyre tre hallkave është kanceri i një shoqërie. Ndërlidhja e krimit me shtetin është kapja e shtetit vetë”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka akuzuar BDI-në për përgjegjësi politike në këtë proces, duke theksuar se, sipas tij, kjo parti sot paraqitet si zëri kryesor i nacionalizmit në vend dhe rajon, ndërsa në të kaluarën ka mbështetur procese që Mexhiti i lidh me ndikimin serb.

Në fund, bashkëkryetari i VLEN-it ka paralajmëruar se, sipas tij, përgjegjësitë për këto zhvillime do të pasojnë.

“Trinomi ‘Bota serbe – nëntoka serbe – banka serbe’ ngadalë po demontohet. Shoqëria do të lirohet nga pasojat e këtij trinomi kancerogjen”, ka përfunduar Mexhiti.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme