Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Hungari

Kurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Hungari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ai ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me Hungarinë, veçanërisht në fushat e arsimit dhe ekonomisë.

 

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, ka shkruar ai.

Lexo edheShasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet

 

Kurti ka vlerësuar gjithashtu kontributin e Hungarisë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar rëndësinë e saj për sigurinë rajonale.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme