Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka akuzuar BDI-në për pengesa dhe bllokim të procesit të miratimit dhe ratifikimit të marrëveshjes për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në pikën kufitare Qafë Thanë.

 

Duke folur në emisionin Debat në TV Shenja, Dauti tha se përshpejtimi i këtij procesi ishte kërkesë e qytetarëve, të cilët përballen me pritje dhe vështirësi në këtë pikë kufitare. Ai theksoi se Shqipëria tashmë e ka përmbushur pjesën e saj, ndërsa në Maqedoninë e Veriut procesi është penguar në Kuvend.

 

Lexo edheMustafa Dauti: Konfirmohet përparimi i Drejtorisë së Doganave në raportin e Komisionit Evropian!

Sipas Dautit, javën e kaluar marrëveshja pritej të vendosej në rend dite, por kjo nuk ndodhi, pasi deputeti i BDI-së, Musa Xhaferi, nuk e përfshiu çështjen në agjendën parlamentare, në Komisionin për Punë të Jashtme, ku Xhaferi është kryetar.

 

Dauti këtë veprim e cilësoi të qëllimshëm, duke shprehur habinë se një çështje me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët po pengohej nga përfaqësues shqiptarë.

 

Ai shtoi se pas reagimit të tyre publik, çështja u vendos në rend dite, por theksoi se nuk kishte pritur që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së një deputeti shqiptar.

 

Funksionalizimi i “One Stop Shop” synon lehtësimin e procedurave kufitare, shkurtimin e kohës së pritjes dhe shmangien e kontrolleve të dyfishta për udhëtarët dhe transportuesit në pikën kufitare Qafë Thanë.

Më shumë për këtë

Mustafa Dauti: Aksion i Doganës në Prilep, konfiskohet duhan i paligjshëmMaqedoni · 1 ditë më parëDrogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!Maqedoni · 6 ditë më parëMustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme