Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Irani: Shkatërruam një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm në Bahrein

Irani: Shkatërruam një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm në Bahrein

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha sot se ka shënjestruar dhe shkatërruar një instalim radarik amerikan për paralajmërim të hershëm në Bahrein, duke theksuar se ky veprim ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi kundër një kulle të telekomunikacionit në qytetin Sirik të Iranit, transmeton Anadolu.

“Ky është paralajmërim serioz për armikun agresor që të ndalojë provokimet e tij ajrore dhe kontrabandën e naftës në Ngushticën e Hormuzit. Nëse këto shkelje dhe akte agresioni përsëriten, Forca Ajrore Hapësinore e IRGC-së është plotësisht e gatshme të veprojë pa kufizime”, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, duke cituar IRGC-në.

 

Të enjten në mbrëmje, IRNA, duke cituar burime zyrtare, raportoi se Siriku ishte goditur nga një sulm i “armikut”. Autoritetet iraniane e përdorin shpesh termin “armik” për t’iu referuar SHBA-së dhe Izraelit.

Lexo edheTrump: Irani mund të zhdukë të gjithë Lindjen e Mesme! Nëse dua, mund ta shkatërroj brenda një dite

 

SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftë kundër Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të kundërpërgjigjej me sulme me raketa dhe dronë në gjithë rajonin dhe praktikisht të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç për furnizimin global me energji.

 

Një memorandum mirëkuptimi i nënshkruar në qershor, që synonte të hapte rrugën për një marrëveshje përfundimtare paqeje, më vonë dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve, përfshirë ato lidhur me lundrimin në ngushticë.

Më shumë për këtë

Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 1 javë më parëTrump konfirmon se SHBA ka kryer sulme të reja ndaj Iranit: U shkatërruam sistemin kundërajrorLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme