Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar dy viktima.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, rreth 42 vjeç, dhe një pasagjere, ndërsa pesë persona të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Lexo edheTragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga TetovaGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Më shumë për këtë
Aksident i rëndë zinxhiror trafiku në Bullgari, më shumë se 10 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur – mes tyre edhe fëmijë!Maqedoni · 5 ditë më parë
132 persona humbën jetën në një vit, Maqedonia shënon Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në TrafikMaqedoni · 14 orë më parë
Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, vetura godet një këmbësor 31-vjeçarMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












