Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.
Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve, shkruan TCH.
Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.
Lexo edheTensionohet protesta para Kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteveGjatë tubimit studentët kanë përcjellë mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.
Më shumë për këtë
U plagos në sy gjatë protestës në Tiranë, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin e dytë në Itali: Shpresoj të rikthej dritën!Shqiperi · 3 ditë më parë
165 ditë protestë/ Të rinjtë marshojnë me flamuj kombëtarë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë komunizmi, ju erdhi fundi!Shqiperi · 3 ditë më parë
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor ujë me presion ndaj protestuesveShqiperi · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












