Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shkoi për të blerë ushqime në supermarket, 61-vjeçarja fiton një milion dollarë në lotari

Shkoi për të blerë ushqime në supermarket, 61-vjeçarja fiton një milion dollarë në lotari

Një vizitë e zakonshme në supermarket i ka sjellë një fitim të jashtëzakonshëm një 61-vjeçareje nga Michigan i Shteteve të Bashkuara, e cila ka fituar një milion dollarë në lotari.

Alisa Moore kishte përfunduar blerjet në supermarket, kur vendosi të ndalej te kioska e lotarisë dhe të blinte një biletë Powerball.

“Teksa po dilja nga supermarketi, u ndala te kioska e lotarisë dhe bleva një biletë Powerball”, tregoi ajo.

Të nesërmen, kur kontrolloi biletën përmes aplikacionit të lotarisë, Moore mbeti e habitur nga shuma që iu shfaq në ekranin e telefonit.

Lexo edheVazhdoi gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, ekspertja e konfirmoi pagesën prej 596 milionë denarësh për aparatet VLT
“Kur pashë një milion dollarë në ekran, për pak sa nuk rashë nga karrigia! E kontrollova biletën përsëri, pastaj edhe për herë të tretë, sepse nuk mund ta besoja atë që po shihja”, rrëfeu 61-vjeçarja.

Fituesja ka treguar se paratë planifikon t’i përdorë për të shlyer kredinë e shtëpisë dhe për të kursyer për të ardhmen.

Më shumë për këtë

Alarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimoreLajme · 4 ditë më parëSHBA-ja ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të IranitLajme · 1 javë më parë“Habibi, do të më betosh në janar”, Abdul El-Sayed fiton garën në Michigan dhe pritet të bëhet senatori i parë mysliman në SHBALajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme