Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

31-vjeçari e rrah të dashurën deri në humbje të vetëdijes, arrestohet edhe babai i saj pas kërcënimeve

31-vjeçari e rrah të dashurën deri në humbje të vetëdijes, arrestohet edhe babai i saj pas kërcënimeve

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një 31-vjeçari nga Ohri, me inicialet K.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „Lëndim i rëndë trupor“, sipas nenit 131 paragrafi 3 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor 2026, rreth orës 02:00, pas një konflikti që fillimisht kishte nisur në shtëpinë e të dyshuarit dhe më pas kishte vazhduar në automjetin e tij.

Gjatë udhëtimit, 31-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij 26-vjeçare. Edhe pasi e kishte ndalur automjetin, ai kishte vazhduar sulmin, me ç’rast vajza kishte humbur vetëdijen dhe ishte rrëzuar.

Ajo fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, ndërsa më pas ishte transferuar në spitalin „Shën Erazmo“, ku i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore.

Lexo edheAlarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte arrestuar në orën 05:05 dhe ishte mbajtur në stacion policor. Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Gjykata Themelore në Ohër i kishte caktuar masa kujdesi.

Ndërkohë, lidhur me rastin, në polici është paraqitur edhe një incident tjetër. Nëna e 31-vjeçarit kishte denoncuar se babai i vajzës, 49-vjeçar, i kishte dërguar kërcënime telefonike djalit të saj dhe familjes së tij.

Pas denoncimit, edhe babai i vajzës ishte arrestuar në orën 13:20 në Ohër dhe ishte mbajtur në stacion policor. Kundër tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.

Burimi: Njoftimi i SPB Ohër.

Më shumë për këtë

Tetovari kërcënoi prindërit, policia ngre kallëzim penalMaqedoni · 1 javë më parëKërcënoi një qytetar përmes aplikacionit, kallëzohet penalisht zyrtari i MPB-së – kërkohet edhe suspendimi i tijMaqedoni · 1 ditë më parëKërcënoi se do të vriste Trumpin, arrestohet 26-vjeçari venezuelian pranë Shtëpisë së Bardhë: “Zërat më urdhëruan”Lajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme