Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sulejmani: Për herë të parë në histori, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe

Sulejmani: Për herë të parë në histori, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe
Screenshot

Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në emisionin „ZOOM” të gazetarit Ersan Pajaziti në TVM2, ka folur për zgjidhjen ligjore lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sulejmani tha se me ardhjen e VLEN-it në qeveri, për herë të parë në historinë e vendit, studentët do të kenë mundësinë që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe.

Ai sqaroi se zgjidhja ligjore parasheh që provimet të mund të jepen edhe në gjuhën turke dhe angleze, duke theksuar se synimi është që të mos diskriminohen bashkësitë e tjera etnike.

I pyetur nga gazetari Pajaziti për faktin se pjesa praktike e provimeve të së drejtës civile dhe penale do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, Sulejmani tha se studentët vështirësitë më të mëdha i kanë pasur në pjesën teorike, ndërsa kjo zgjidhje u mundëson atyre që pjesën teorike ta japin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar studimet.

Lexo edheMickoski: Provimi i jurisprudencës që përfshin simulimin e një procesi gjyqësor do të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

Gjatë debatit, Sulejmani deklaroi gjithashtu se gjuha shqipe ka status të njëjtë me gjuhët e tjera, duke iu referuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të bashkësive të tjera në vend.

Më shumë për këtë

Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonishtMaqedoni · 4 ditë më parëKasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipeMaqedoni · 5 ditë më parëKandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëmMaqedoni · 5 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme