Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shifrat shqetësuese nga Greqia: Vetëm 1 në 4 familje ka fëmijë

Shifrat shqetësuese nga Greqia: Vetëm 1 në 4 familje ka fëmijë

Greqia po përballet me një realitet shqetësues demografik. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, 73,8% e familjeve në vend nuk kanë fëmijë, ndërsa vetëm 26,2% kanë të paktën një fëmijë, përcjell  tetova1

Nga 4,06 milionë familje në Greqi, rreth 2,99 milionë nuk kanë fëmijë, ndërsa 1,06 milionë familje kanë fëmijë.

Prej tyre, 495 mijë familje kanë një fëmijë, 418 mijë kanë dy fëmijë, ndërsa 149 mijë familje kanë tre ose më shumë fëmijë.

Edhe në nivel të Bashkimit Evropian, trendi është në rënie. Përqindja e familjeve me fëmijë ka rënë nga 26,9% në vitin 2010 në 23,3% në vitin 2025.

Lexo edheDimri pa drita dhe ujë në Ukrainë, sulmet ruse paralizojnë Kievin, familjet përballen me deri në 20 orë ndërprerje energjie

Të dhënat pasqyrojnë ndryshimet e thella demografike në Evropë, ku gjithnjë e më pak familje kanë fëmijë./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme