Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Dimri pa drita dhe ujë në Ukrainë, sulmet ruse paralizojnë Kievin, familjet përballen me deri në 20 orë ndërprerje energjie

Dimri pa drita dhe ujë në Ukrainë, sulmet ruse paralizojnë Kievin, familjet përballen me deri në 20 orë ndërprerje energjie

Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetën e miliona qytetarëve, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër dimër të ashpër nën ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, mungesë uji dhe ngrohjeje.

 

 

Në Kiev, situata është veçanërisht e rëndë. Familje të tëra po përballen me ndërprerje që zgjasin deri në 20 orë në ditë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se jeta e përditshme mund të bëhet e papërballueshme nëse furnizimi me energji nuk garantohet për të paktën katër orë në ditë.

Lexo edheNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Poroit, ndërprerja te fakbrika ish “Kozhara” do të zgjasë pesë orë

 

BBC sjell dëshminë e Daryna Kulchytska, një nënë e vetme që jeton me dy fëmijët e saj në një apartament në katin e shtatë të një pallati në kryeqytetin ukrainas. Ajo duhet të kujdeset për fëmijët, të përgatisë ushqimin dhe të përmbushë detyrimet e saj të punës, ndërkohë që nuk e di se kur do të ndërpritet sërish energjia.

 

“Ditët e fundit kemi pasur energji elektrike vetëm katër ose pesë orë, por jo në të njëjtat orare. Për dy orë kemi energji, pastaj për tetë orë nuk kemi”, tregon ajo.

 

Ndërprerjet e planifikuara të energjisë janë vendosur që prej muajit tetor, pasi Rusia intensifikoi sulmet ndaj rrjetit energjetik ukrainas. Si kundërpërgjigje, Ukraina ka goditur rafineritë ruse të naftës.

 

Për familjen e Daryna-s, çdo ndërprerje sjell pasoja të menjëhershme. Pa energji elektrike ndalojnë ashensori, pompat që furnizojnë apartamentet me ujë dhe lidhja e internetit. Temperaturat po bien, ndërsa banorët detyrohen të qëndrojnë të veshur me disa shtresa rrobash dhe pallto edhe brenda shtëpive.

Më shumë për këtë

Sot disa fshatra të Tetovës mbeten pa energji elektrike, ndërprerjet nisin nga ora 08:45Maqedoni · 2 ditë më parëAlarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimoreLajme · 15 orë më parëNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës: Ndërprerjet deri në pesë orëMaqedoni · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme