Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfundojnë me një marrëveshje për lirim të të burgosurve

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfundojnë me një marrëveshje për lirim të të burgosurve

Zyrtarët që po merrnin pjesë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë të ditur të mërkurën se palët kanë rënë dakord për një shkëmbim të madh të robërve të luftës.

“Një nga rezultatet pozitive është se kemi rënë dakord për lirimin më të madh humanitar të të burgosurve, ndërsa numrin përfundimtar do ta përcaktojmë nesër”, ka thënë Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, pas përfundimit të mërkurën të dy ditëve të bisedimeve në Abu Dhabi.

Shkëmbimin e planifikuar e kanë konfirmuar edhe kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, dhe udhëheqësi i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov.

Pritshmëritë për ndonjë përparim të madh në këto bisedime, të parat pas nëntë muajsh, ishin të ulëta.

Lexo edheMerz: Rusia po pranon se nuk ka bisedime për Ukrainën pa Evropën

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar herë pas here shkëmbime të robërve gjatë gati pesë vjetëve të luftës.

Më shumë për këtë

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeveLajme · 1 javë më parëPërfundoi votimi i të sëmurëve dhe të burgosurve në Bërvenicë, votuan 112 personaMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme