Dy raste të ndara të kontrabandimit të drogës dhe tabletave janë zbuluar brenda burgut të Idrizovës brenda një dite.
Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 30-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte shkuar për vizitë te një i dënuar. Gjatë kontrollit personal, tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë.
Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një pakoje të destinuar për një të burgosur tjetër, zyrtarët e burgut kanë zbuluar 171 tableta. Pakon e kishte dorëzuar paraprakisht nëna e të burgosurit.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e të dy rasteve.
Më shumë për këtë
E goditi me shuplakë në vesh në mes të rrugës, gruaja humb dëgjimin përgjithmonë! Arrestohet 38-vjeçari në TurqiRajon · 6 ditë më parë
Dhuna në familje nuk ndalet: 11 raste brenda 24 orëve, arrestime në disa qyteteMaqedoni · 19 orë më parë
Drogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!Maqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












