Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump: Dua ta shoh Putinin të heqë dorë nga agresioni në Europë

Trump: Dua ta shoh Putinin të heqë dorë nga agresioni në Europë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që t’i japë fund agresionit ushtarak në Evropë, me synimin për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump bëri të ditur se e kishte diskutuar këtë çështje gjatë takimit me presidentin rus në Kinë.

“Gjatë bisedimeve të mia në Kinë me presidentin rus, Vladimir Putin, i kushtova shumë kohë diskutimit mbi dëshirën time që presidenti Putin t’i japë fund të gjithë agresionit ushtarak kundër territoreve në Evropë, me shpresën se Rusia dhe Ukraina mund të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan theksoi se mijëra njerëz po humbin jetën çdo muaj, ndërsa e përshkroi situatën si një “gjakderdhje të plotë”. Trump iu referua gjithashtu takimit të fundit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, duke e cilësuar atë një nder.

Lexo edhe“Miqësia” Trump-Putin trazon SHBA-në, kreu i inteligjencës amerikane: Nuk është miku ynë!

Deklarata e presidentit amerikan përmban një thirrje më të drejtpërdrejtë ndaj Moskës për ndërprerjen e agresionit ushtarak, krahasuar me disa prej deklaratave të tij të mëparshme.

Gjatë mandatit të dytë presidencial, Trump ka mbajtur qëndrime të ndryshme ndaj Kievit dhe Moskës. Ai ka marrë gjithashtu kritika për mënyrën se si i është referuar presidentit rus, duke e quajtur atë në një rast “miku im”.

Më shumë për këtë

Trump: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në UkrainëLajme · 6 ditë më parëMerz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e AlaskësLajme · 2 javë më parëPutini i shtrin dorën Evropës: Ejani në Moskë për të biseduar për paqenLajme · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme