Kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë është nënshkruar në vlerë prej 191 milionë eurosh, ndërsa punimet përgatitore në terren kanë përfunduar dhe kanë nisur aktivitetet për ndërtimin e pesë tuneleve përgjatë trasës.
Këtë e bëri të ditur ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Ilir Hasani nga Fronti Evropian në Kuvend, transmeton portali Lideri.mk.
Nikolloski sqaroi se shuma prej 191 milionë eurosh i referohet kontratës për realizimin e punimeve, ndërsa në shumat më të larta që përmenden në opinion përfshihen edhe shpenzimet për mbikëqyrje, mbështetje teknike dhe 15 për qind mjete të paparashikuara, në përputhje me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se e gjithë shuma e paraparë do të shpenzohet patjetër.
Sipas zëvendëskryeministrit, krahasimet me segmentin e mëparshëm prej dy kilometrash nuk janë të përshtatshme, për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve në sektorin e ndërtimit pas pandemisë dhe krizës energjetike.
Lexo edheMickoski: Autostrada nga Tetova deri në Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029– Çmimet në ndërtimtari para krizës së koronës dhe pas saj nuk janë të njëjta. Mjafton të shihet lëvizja e çmimeve të naftës dhe bitumit për të kuptuar pse janë rritur shpenzimet – theksoi ministri.
Nikolloski bëri të ditur se kompania konsulente franceze „Safege Suez“, e angazhuar për projektin, më herët kishte vlerësuar se ndërtimi i kësaj traseje do të kushtonte rreth 260 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale është dukshëm më e ulët, transmeton portali Lideri.mk.
– Gjërat për të cilat kam folur nga foltorja e Kuvendit ishin dokumente dhe fakte që i prezantova në dy pjesë. Njëra kishte të bënte me trasenë e re që e ofroi udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Jo unë, por konsulenti zyrtar, kompania e njohur franceze „Safege Suez“, parashikonte se projekti në fund do të kushtonte 260 milionë euro. Kjo gjendet në dokumentin që e prezantova nga kjo foltore.
– Ja, shihni, ne morëm ofertë prej 191 milionë eurosh, që është dukshëm më pak se 260 milionë eurot e parashikuara nga „Safege Suez“ – deklaroi Nikolloski.
Duke folur për shpronësimin e pronave, ministri tha se pronarët e tokave do të kompensohen sipas çmimeve të tregut, të cilat, varësi
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












