Kryetari i partisë politike “Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë”, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës mbetet i pandryshuar.Duke folur para fillimit të konferencës zgjedhore, në të cilën ZNAM formoi Klubin e Grave, Dimitrievski kundërshtoi mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke argumentuar se një zgjidhje e tillë, sipas tij, do të krijonte vështirësi në funksionimin e sistemit gjyqësor.“Do ta them përsëri, Maqedonia nuk mund të përballojë një luks të tillë dhe me një zgjidhje të tillë të vijë në një situatë ku do të gjykohen shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët. Gjykata është autoritet i pavarur dhe duhet t’i trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë”, deklaroi Dimitrievski.Ai theksoi se, sipas tij, nuk mund të funksionojë një sistem gjyqësor në të cilin gjuha maqedonase është gjuha e parë dhe kryesore zyrtare, nëse nuk zotërohet terminologjia juridike dhe rregulloret ligjore në gjuhën zyrtare origjinale.Dimitrievski shtoi se ndryshimet e mundshme ligjore për këtë çështje do ta ndërlikonin edhe më tej sistemin gjyqësor në vend.“Me një ndryshim të tillë shtesë të ligjit, besoj se sistemi gjyqësor në vend vetëm sa do të ndërlikohej. Prandaj, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Po presim mbledhjen e liderëve për të dëgjuar edhe argumentet e tjera”, u shpreh ai.
Më shumë për këtë
Komisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i jurisprudencës në shqipMaqedoni · 1 javë më parë
Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipMaqedoni · 5 ditë më parë
Bekim Fazliu i reagon Ahmetit dhe BDI-së: Jazëk ju qoftë që për 20 vite pushtet nuk e bëtë jurisprudencën shqip!Maqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












