Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe sakrificat e brezave për liri, pavarësi dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Në një status në Facebook, Sali ka rikujtuar tri ngjarje që lidhen me 28 Nëntorin: ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë më 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 1912 dhe lindjen e komandantit Adem Jashari më 1955.
Lexo edheMickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna“Sot, kur valëvitet flamuri kuqezi, mendja dhe zemra na kthehen te historia jonë, te sakrificat e të parëve dhe te rruga e gjatë e popullit shqiptar për liri e dinjitet”, ka shkruar Sali.
Ai ka përmendur kontributin e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Haxhi Vehbi Dibrës dhe patriotëve të tjerë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një ngjarje që ndryshoi historinë e kombit shqiptar.
Sali ka theksuar gjithashtu se emri i Adem Jasharit është shndërruar në simbol të sakrificës dhe lirisë së Kosovës.
“Tri momente historike, një datë dhe një histori që na kujton se sa shumë është dashur të sakrifikohet që ne sot ta flasim gjuhën tonë, ta ruajmë identitetin tonë dhe të jetojmë me krenarinë e të qenit shqiptarë”, ka deklaruar ai.
Sipas Saliut, 28 Nëntori përfaqëson kujtesën historike, krenarinë kombëtare dhe amanetin e brezave për ta ruajtur e përcjellë trashëgiminë shqiptare.
“28 Nëntori është kujtesë, është krenari, është gjaku dhe mundi i brezave që na lanë amanet ta duam, ta ruajmë dhe ta çojmë përpara këtë trashëgimi”, ka shkruar zëvendëskryeministri.
Në fund të mesazhit të tij, Sali ka përmendur shqiptarët kudo që jetojnë, nga Vlora e Prishtina, deri në Shkup, Preshevë dhe diasporë, duke e përmbyllur urimin me fjalët: “Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!”
Më shumë për këtë
Bekim Sali: Në Ditën e Alfabetit promovuam projektin One Stop Shop në Qafë ThanëMaqedoni · 6 ditë më parë
Videoja historike e daljes publike të UÇK-së në Llaushë më 28 Nëntor 1997 shfaqet në Kuvendin e KosovësLajme · 2 ditë më parë
Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar nga Kumanova që mbajti flamurin më 28 NëntorMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












