Diaspora

Kosovari që i grabiti pikturat origjinale të

April 29, 2023, 01:04

I pyetur për vendndodhjen e pikturave, ai thotë: “Ishin falsifikime, i shita 150 euro në pazarin e plaçkave”. Ai nuk ka zbuluar bashkëpunëtorin e tij, shtetas shqiptar

EVN Online

Në tetor 2020, pati ndodhur një vjedhje në Weinfelden në Thurgau. Dy persona kishin hyrë në një vilë dhe po kërkonin sende me vlerë, transmeton albinfo.ch. Por puna nuk shkoi siç ishte planifikuar: pronari i shtëpisë u kthye për habi, në shtëpi.

Ata pasataj kanë vepruar me shpejtësi dhe e kanë mbërthyer 80-vjeçarin. Siç shkruan “Thurgauer Zeitung”, njëri prej të dyve ka kërcënuar pronarin. Nëse nuk do të tregonte se ku i ruante pikturat e Pikasos, ai do t’i priste veshin.

Pasi gjetën atë që kërkonin, të dy u larguan nga shtëpia, duke e lënë pronarin të lidhur. Grabitësit vodhën sende me vlerë prej 75,000 CHF.

Njëri nga të dy, me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe, tani ndodhet para Gjykatës së Qarkut Weinfelden. Ai qe arrestuar në një tjetër vjedhje në dhjetor të vitit 2021. Një gjurmë e ADN-së kishte vërtetuar përfshirjen e tij në vjedhjen e pikturave të Pikasos.

Në gjykatë ai pranoi se kishte hyrë në vilë. Por ai e kishte bërë këtë nga nevoja: kishte humbur kursimet duke luajtur poker dhe nuk dinte si të udhëtonte për në atdheun e tij.

“Ne kishim frikë për jetën tonë sepse kishte armë të shumta në atë shtëpi,” thotë ai. Prandaj ai dhe shoku i tij e kishin lidhur plakun. Ai nuk dëshiron të tregojë emrin e kolegut të tij shqiptar, përndryshe do të vritej.

I pyetur për vendndodhjen e pikturave, 37-vjeçari pohon: “Ishin falsifikime, i shita 150 euro në pazarin e plaçkave”.

Por gjykata nuk është bindur nga deklaratat e tij. Kështu, ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg efektiv. Kosovarit gjithashtu i është shqiptuar masa e dëbimit nga vendi për dhjetë vjet. Ai duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore dhe 25680 franga të tjera.

Tetova1 në Youtube

Guler Erdogan
Tentoi t’i arratisej policisë, “Miss Evropa – Kosova” bie nga një urë 15 metra
IMG_1805
Kundërshtar i Erdogan, kryebashkiaku i arrestuar i Stambollit shpallet qytetar nderi në Paris
arrestime-Muhsin
Dyshohet për marrje ryshfeti, arrestohet Muhsin Arifi drejtor nga rradhët e ASH-së
IMG_1769
Berati ka 1 mijë arsyje të mbështet Voltian Hoxhën për deputet
IMG_1806
Policia e RMV-së dje ka shqiptuar rreth 900 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman