Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bjë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ali Ahmeti, ka qëndruar dje në Ferizaj të Kosovës, ku bashkë me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, ka zbuluar bustin e Rexhep Halimit, hero i Kosovës.

“Dje në Ferizaj, bashkë me shokë, bashkuftëtarë e bashkëvrimtarë, me të parin e Ferizajt Agim Aliu, në parkun afër Spitalit të Përgjithshëm, shpalosëm bustin e veprimtarit atdhetar, Heroit të Kosovës – Rexhep Halimi.

Heroi i Kosovës Rexhep Halimi me plotë meritë u përjetësua në Ferizaj për veprën e tij të pashoq atdhetare dhe do të shërbejë si burim frymëzimi për gjeneratat e reja.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!” shkruan Ahmeti në Facebook.

Më shumë për këtë

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Maqedoni · 3 ditë më parëAhmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeveMaqedoni · 3 ditë më parëImeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për pushtet qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme