Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar, miliona eurosh

Maqedonia e Veriut ka depozituar kanabis medicinal të sekuestruar me vlerë të lartë nga veprimet e mëparshme që ka bërë ndaj personave juridikë të cilëve u është hequr licenca pas veprimeve të policisë, por nuk dihet nëse do të mund ta shesë.

Vitin e kaluar, më 15 dhjetor, MPB-ja njoftoi se policia dhe prokuroria kompetente, dhe me urdhër të gjykatës së Gostivarit, ka sekuestruar një sasi e përgjithshme prej 4.341 kilogramë marijuanë në vlerë mbi 10 milionë euro. Marihuana është sekuestruar pas vendimit të Qeverisë për heqjen e licencës për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të një personi juridik për shkak të parregullsive të konstatuara në operim.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar vetëm na kanë thënë se sasia mbahet në kazermën në Gjorçe Petrov, pa u përgjigjur se cili mund të jetë rezultati i mëtutjeshëm.

Prokuroria Themelore Publike ka saktësuar se sasitë e konfiskuara nuk mund t’i nënshtrohen asnjë veprimi tjetër derisa të përfundojë hetimi dhe procesi gjyqësor, por pa një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë.

Lexo edheKush është Mira Mezini, shqiptarja që u vlerësua me çmimin prej 3.2 milionë eurosh në Gjermani?

Nuk ka përgjigje as komisioni nga Ministria e Shëndetësisë për dhënien e licencave personave juridikë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Nga Ministria e Brendshme na thanë se kompetencat e tyre mbarojnë me përfundimin e aksionit, pa vendosur nëse sekuestrimi do të shkatërrohet apo do të ketë një fat tjetër. Në vitet e kaluara qeveria u ka dhënë qindra licenca personave juridikë për kultivimin e kanabisit, dhjetëra kanë humbur ndërkohë interesin për të operuar për shkak të mosplotësimit të kushteve të eksportit dhe disa prej tyre janë gjetur në konflikt me ligjin.(INA)

Më shumë për këtë

Dogana konfiskon rreth 1 kilogram ar në vlerë prej 120 mijë eurosh gjatë kontrolleve në argjendari në PrishtinëLajme · 2 javë më parëDoganat e Maqedonisë konfiskuan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarëMaqedoni · 3 ditë më parëVMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesoreMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme