Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Luftë” politike nëpër rrugët e Maqedonisë

Mesazhe për burrat e fuqishëm nëpër rrugët e Maqedonisë janë shumë të dukshme ditëve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para disa ditëve nëpër Shkup, Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë janë parë mesazhe nga mbështetësit e Ali Ahmetit, që kërkonin të kthehet ai në pushtet.

“Qeveria don burra, kthehu Ali Ahmeti” ishte mesazhi që e vërejtën vozitësit në urat e rrugëve të qyteteve dhe nëpër autostrada.

I menjëhershëm ishte reagimi i kundërshtarëve politik me pankartën “Burgi o për burra” që u pa e vendosur mbi urën e parë në hyrje të Tetovës.

Lexo edheAdnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqip

Ndërkohë koalicionet shqiptare, Fronti Evropian dhe VLEN vazhdojnë me “luftën” në distancë për pushtetin duke dërguar disa komunikata në ditë me sulme për njëra tjetrën. /Telegrafi/

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme