Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti për daljen e Thaçit nga Fronti Evropian: Ata nuk u bashkuan ideologjikisht, por për të mbijetuar në skenën politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili është pjesë e koalicionit “VLEN”, duke komentuar daljen e Menduh Thaçit nga Fronti Evropian me në krye BDI-në, tha se partitë në këtë front nuk janë bashkuar ideologjikisht, por për të mbijetuar në skenën politike.

Në deklaratën për media dhënë sot në Haraçinë, Mexhiti tha se nuk ka informacione se negociohet me Thaçin për kalimin e tij në “VLEN”.

“Unë personalisht nuk kam negociata të tilla. Siç edhe paralajmërova disa muaj më parë, ata nuk u bashkuan ideologjikisht apo për qëllime të larta, por se si të mbijetojnë në skenën politike”, ka thënë Mexhiti.

I pyetur nëse planifikojnë të negociojnë me deputetë të BDI-së për të kaluar në krahun e “VLEN”-it, Mexhiti ka thënë se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë informacione lidhur me këtë.

Më shumë për këtë

Kasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 2 ditë më parëMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareMaqedoni · 2 ditë më parë“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme