Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tri banka në Maqedoni për 9 muaj kanë fituar mbi 161 milionë euro, vetëm nga kamatat kanë mbledhur rreth 230 milionë euro

Më shumë se 161.5 milionë euro është fitimi i përbashkët i tri bankave më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Këto të dhëna janë për 9 muajt e këtij viti, ndërsa sipas pari.mk, fitimi pritet të rritet.

Pjesa më fitimprurëse e biznesit bankar është kreditimi, por edhe tarifat për shërbimet që ofrojnë këto banka.

Tri bankat së bashku nga interesi (kamatat) kanë arritur fitim neto prej 204.4 milionë euro.

Nëse merren parasysh faturat mes kamatës së paguar dhe pagesave të depozitave, më së shumti para ka fituar “Stopanska banka” – 75,5 milionë euro. Që shënon rritje të fitimit për 11 për qind.

Lexo edhe“Alta Banka Manastir” në shitje më 30 nëntor, ja sa miliona euro në lojë, 6 banka në garë

Vijon “Banka Komerciale” me rritje prej 16.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa shuma është 72.3 milionë euro.

Rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar ka arritur “NLB Bank”, me 20.1 për qind. Shuma neto e të ardhurave nga interesi në këtë bankë është 56.6 milionë euro.

Sigurisht, shumat janë më interesante nëse shihen vetëm kamatat llogaritura dhe të të paguara, ku shuma arrin 229.9 milionë euro.

Më shumë për këtë

VMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesoreMaqedoni · 1 javë më parëTë groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarezLajme · 1 javë më parëVLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme