Gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bogorodicë, policia ka arrestuar U.H. (61) nga Kosova, kumtoi MPB. Gjatë kontrollit në automjetin “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 10 emigrantë nga Siria.
Sipas njoftimit, emigrantët dhe automjeti janë transferuar në Qendrën e pranimit “Vinojug” për procedurë të mëtejshme.
U.H. është mbajtur në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.